“Me gra ja don fort”- Emini: Valdete Daka po kërcënohet vetëm pse është grua, super zgjedhje ka organizuar

Aktuale

“Me gra ja don fort”- Emini: Valdete Daka po kërcënohet vetëm pse është grua, super zgjedhje ka organizuar

Më: 21 janar 2021 Në ora: 13:43
Donika Emini

Analistja Donika Emini, i ka dalur në mbrojtje kryetares së KQZ’së, Valdete Daka në lidhje me kërcënimet që ka marrë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Emini ka shkruar se Daka nuk e ka marrë vendimin as për Kurtin e as për verfikimin e votuesve nga diaspora, ajo thotë se të parin e morri Gjykata Kushtetuese dhe të dytin e kanë përfaqësuesit e partive politike në KQZ.

Ajo thotë se KQZ ka organizuar super zgjedhje në dy vitet e fundit dhe është e lehtë të kërcënohet Valdete Daka pasi është grua.

Postimi i plotë nga Emini:

Valdete Daka nuk e ka marr vendimin as për Kurtin e as për verifikimin e votuesve nga diaspora.

Të parin e ka marr Gjykata Kushtetuese

Të dytin e kanë marr në pajtim me përfaqesuesit e partive politike ne KQZ.

Tash, Daka mundet me u konsideru si e afërt me establishment. Ama, KQZ ka organizu super zgjedhje vjet e sivjet në rrethana të tmerrshme.

Ama po ju kuptoj që me Daken e keni ma lehte me u kap e me kërcenu. Me gra ja don fort!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat