Isufi: UÇK-ja respektohet vetëm duke i përmirësuar jetën qytetarëve

Aktuale

Isufi: UÇK-ja respektohet vetëm duke i përmirësuar jetën qytetarëve

Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:39
Ahmet Isufi

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së dhe ish komandant i Zonës së Karadakut, Ahmet Isufi thotë se UÇK-ja respektohet duke u përmirësuar jetën qytetarëve.

Ai në këtë emision ka thënë se respektim i UÇK është nëse partitë politike i mundësojnë jetë më të mire qytetareve.

‘Respektimi i UÇK është nëse partitë politike i mundësojnë jetë më të mire qytetareve, pasi e tërë lufta është bërë për një jetë më të mire të qytetarëve’, u shpreh Isufi në t7.

‘Vizioni i partive politike duhet të jetë një konkurrencë e programeve politike që të ndryshojmë të ardhmen e Kosovës, vetëm kështu e vlerësojnë luftën e UÇK-së. Tash partitë politikë duhet të ballafaqohen me programe politike, jo me histori’, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat