Reagon Qalaj: Po të kaloja në VV, nuk do të kishte fjalë kundër meje

Aktuale

Reagon Qalaj: Po të kaloja në VV, nuk do të kishte fjalë kundër meje

Më: 21 janar 2021 Në ora: 22:20
Rashit Qalaj

Kandidati i PDK’së për deputet, Rashit Qalaj ka thënë në emisionin Pressing se prej fëmijërisë ka pasur afërsi me këtë subjekt.

Qalaj ka thënë se tërë kjo vëmendje ndaj tij po bëhet pasi iu bashkua PDK’së dhe jo një partie tjetër.

“Po të kaloja në VV, nuk do të kishte fjalë kundër meje”, ka thënë ai.

 Ai tutje ka shpjeguar pse ka pasur afërsi me ish-kryeministrin Albin Kurti.

“Krejt marrëdhënia ime me të ka pasur të bëjë me dhënien e ndihmës në pandemi”, ka thënë ai.

Tutje Qalaj ka thënë se prej që ka qenë në moshë më të re ka pasur afërsi me PDK’në dhe për këtë arsye e ka parë të arsyeshme që t’i bashkohet këtij subjekti në këtë kohë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat