Donika Gërvalla sulmon ish-partinë: Në LDK gjithçka ka, vetëm demokraci jo

Aktuale

Donika Gërvalla sulmon ish-partinë: Në LDK gjithçka ka, vetëm demokraci jo

Më: 22 janar 2021 Në ora: 00:11
Donika Gërvalla-Schwarz

Kandidatja për deputete nga Lista Vjosa, Donika Gërvalla-Schwarz, ka sulmuar ish-partinë, Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të cilën tha se në të nuk mund të gjendet më rugovizëm dhe as demokraci.

Gërvalla si ish-deputete e LDK-së, tutje u shpreh se subjekti që dikur përfaqësonte, tashmë po ndërtohet mbi diktat, jo në partinë të cilën dikur i përkiste presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova.

”Rugovizmi në filozofinë e dr Rugovës përkufizohet me tri fjalë: Liri, pavarësi, demokraci”.

”E treta është po kaq e rëndësishme sa liria dhe demokracia”.

”Në partinë e cila sot ka shumë dëshirë ta thërret veten Lidhje, dhe jo LDK, gjithçka ka vetëm demokraci nuk ka”.

”Që aty lirisht po e diskualifikojmë rugovizmin sepse është një prej tre shtyllave kryesore. Një parti që ndërtohet mbi diktat, dhe jo mbi struktura demokratike, shumë pak Rugovë gjeni në të”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat