Profesori i Parisit sqarohet: Valdete Daka nuk duhet të dorëhiqet për shkak të Albinit por për këto shkelje

Aktuale

Profesori i Parisit sqarohet: Valdete Daka nuk duhet të dorëhiqet për shkak të Albinit por për këto shkelje

Nga: G.B Më: 22 janar 2021 Në ora: 09:12
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, është sqaruar lidhur me deklaratën e tij për shkarkimin e Valdete Dakës.

Ai ka thënë se askush para tij nuk e ka kërkuar dorëheqjen e Valdete Dakës për lëshimet dhe dështimet e KQZ në vitin 2019 dhe më herët.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk i ka kërkuar dorëheqjen asaj për shkak se ia ka ndaluar kandidimin Albin Kurtit, por për shkak se ua ka lejuar të gjithëve para tij dhe e ke shkel ligjin të cilin sot e mbron, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Miq t’respektuar,

Në fakt unë nuk prentendoj kurrë që po bëj zbulime me shkrimet e mia sepse në shkencat sociale nuk ka zbulime më. Por është mënyra si ndërtohet një mendim dhe si argumentohet ai në mënyrë logjike dhe zor të kundërshtueshme nëse lexohet drejt.

Në këtë rast konkret ndoshta edhe të tjerë kanë kërku dorëheqjen e Valdete Dakajt por askush para meje (unë të paktën s’kam pa) nuk e ka kërku dorëheqjen e saj për lëshimet dhe dështimet e KQZ në vitin 2019 dhe më herët. D.m.th aty është esenca e mendimit dhe argumentit tim në këtë rast. Dhe kur pikërisht kjo esencë e mendimit përdoret pa u citu autori, është njësoj sikur një vjedhje në industri apo art kur ideja baze kopjohet.

Unë nuk thash dorëhiqu se ia ndalove Albinit kandidimin por dorëhiqu sepse jua ke leju të gjithëve para tij dhe e ke shkel ligjin të cilin sot e mbron.

Kështu ishte kjo mesele miq. Thash ta sqaroj edhe pak që ta dimë për çka është fjala saktësisht.

Tekefundit, çfarë të keqe do kishte sikur të thuhej «siç e sqaroi prof Kraki pak me herët në një shkrim, V Daka duhet të jep llogari për shkeljet e këtij ligji në shumë zgjedhje deri tash.... ».

Nejse, si kofshin vofshin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat