Tahiri: Haradinaj ka hequr nga tavolina e bisedimeve temën për shkëmbimin e territoreve dhe ndarjen

Aktuale

Tahiri: Haradinaj ka hequr nga tavolina e bisedimeve temën për shkëmbimin e territoreve dhe ndarjen

Më: 22 janar 2021 Në ora: 10:05
Ramush Haradinaj

Zëvendëskryeministri në detyrë, njëherit kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i ftuar mbrëmë në debatin ‘Kallxo Pernime’, tregoi disa momente gjatë vizitës së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në SHBA, në shtator të vitit 2018.

Tahiri ka treguar se në secilin takim që ka pasur delegacioni i Kosovës në atë kohë, agjenda e ndarjes ka qenë në tavolinë.

“Në vizitën që e kemi pasur në shtator të vitit 2018 në SHBA, agjenda e ndarjes ka qenë në tavolinë dhe në secilin takim që kemi qenë. Agjenda e shkëmbimit të territoreve ka qenë.

Qëndrimi me integritet të lartë të kryeministrit Haradinaj, e ka bërë që në fund ai e ka paguar çmimin”, deklaroi Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat