Ekskluzive: Me 7 shkurt firmoset në Jerusalem, shkëmbimi i marrëdhënieve diplomatike me Kosovën

Aktuale

Ekskluzive: Me 7 shkurt firmoset në Jerusalem, shkëmbimi i marrëdhënieve diplomatike me Kosovën

Më: 22 janar 2021 Në ora: 10:50
Jerusalem

Marrëveshje e 4 shtatorit duket se po merr formë. Pas katër muajsh nga nënshkrimi historik në Shtëpinë e Bardhë, Kosova do të niset drejt Jerusalemit.

Burime të mediave kanë treguar se me 7 shkurt, veç 10 ditë para përvjetorit të pavarësisë, zyrtarë nga Kosova do të nisen drejt Jerusalemit.

Aty sipas burimeve, do të firmoset shkëmbimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, Kosovës e Jerusalemit.

Më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit Trump, nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik.

Gjatë këtij takimi, pas njoftimit nga presidenti Trump se Izraeli do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën, kryeministri Hoti zhvilloi një bisedë të shkurtër telefonike me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, në të cilën, tha se u dakorduan që Kosova sa më shpejtë të hapë ambasadën në Jerusalem.

Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike.

Këtë deklaratë ai e bëri në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkrua marrëveshja për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje, u nënshkrua kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Zyrën Ovale në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ndërsa atëkohë, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka folur për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Ai ka thënë se “Kosova ka rënë dakord të hapë ambasadën në Izrael, konkretisht në Jerusalem”.

Sipas tij, Kosova është bërë vendi i parë me shumicë myslimane që do të ketë ambasadën në këtë vend.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Trump tha gjithashtu se Serbia ka shprehur përkushtimin të zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.

Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka konfirmuar këtë lajm.

Serbia do të transferojë ambasadën e saj nga Tel Aviv në Jerusalem. Pas SHBA-së, Serbia bëhet vendi i parë evropian që e bën një veprim të tillë, tha të premten kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

"Falënderoj mikun tim, presidentin e Serbisë për vendimin për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për të transferuar ambasadën atje" tha Netanyahu, duke shtuar se kjo do të ndodhë deri në korrik të vitit 2021.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat