Reagon Bekim Jashari, thotë se po keqpërdoret personaliteti i motrës së tij

Aktuale

Reagon Bekim Jashari, thotë se po keqpërdoret personaliteti i motrës së tij

Nga: A.M. Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:23
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar për banerin e vendosur në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, ku në të shfaqet fotografia e motrës së tij.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se fotografia e Besarta Jasharit po keqpërdoret për qëllime të caktuara  politike.

“Në lidhje me këtë kërkoj nga organet e rendit si dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të verifikojnë mirë rastin dhe të veprojnë sipas legjislacionit në fuqi”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:                         

Sapo më njoftuan që në sheshin "Zahir Pajaziti", në Prishtinë, është vendosur një baner me motive politike, në të cilin është e vendosur edhe fotografia e motrës sime, Besarta Jashari.

Është e papranueshme, jo njerëzore dhe jo etike keqpërdorimi i personalitetit të motrës sime, Besartës, për qëllime të caktuara  politike.

Një veprim i tillë, në këtë kohë para zgjedhore i bërë nga kushdo qoftë nuk i bënë nder historisë dhe të kaluarës sonë të lavdishme, as atyre që në emër të vlerave tona kombëtare tentojnë të përfitojnë politikisht.

Në lidhje me këtë kërkoj nga organet e rendit si dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të verifikojnë mirë rastin dhe të veprojnë sipas legjislacionit në fuqi.

Image
Baneri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat