“Forca e Kosovës”, slogani me të cilin AAK do të garojë në zgjedhje

Aktuale

“Forca e Kosovës”, slogani me të cilin AAK do të garojë në zgjedhje

Më: 22 janar 2021 Në ora: 18:40
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zbuluar sloganin me të cilin i futet garës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Forca e Kosovës” është slogani i kësaj partie, është bërë e ditur përmes faqes zyrtare në Facebook.

AAK-ja në këto zgjedhje nuk garon për të udhëhequr me ekzekutivin, pasi synimi i saj është posti i presidentit të shtetit.

Për këtë post, kreu i partisë, Ramush Haradinaj, e ka shpallur kandidaturën menjëherë pas dorëheqjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat