Enver Hasani sinjalizon se ankesat në PZAP të partive politike mund të jenë “të kota”

Aktuale

Enver Hasani sinjalizon se ankesat në PZAP të partive politike mund të jenë “të kota”

Më: 22 janar 2021 Në ora: 22:41
Enver Hasani

Njohësi i çështjeve juridike dhe Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) do të jetë e detyrueshme ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Hasani, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka deklaruar se sikurse KQZ’ja, edhe PZAP’ja do e zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të marrë pas seancës publike të mbajtur në dhjetor.

“Ti ‘a priori’ e din se PZAP-i nuk ka çare pa e zbatu vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i penalizon të gjithë”, ka deklaruar eksperti i Kushtetutës.

Tutje, ai ka sqaruar se për shkak të mos-specifikimit të llojit të aktvendimit të marrë nga gjykatat respektive ndaj personave që janë në lista të kandidatëve për deputetë në tri vitet e fundit, është krijuar kjo situatë.

“Ti ankohesh kot, sepse dihet rezultati. Kjo është situatë që është krijuar nga Gjykata Kushtetuese. Raporti i Vjenes është përdorur në mënyrë manipulative. Ai e thotë qartë “çdo person i dënuar ndalohet mos me kandidu”, që i bjen pa përjashtim, nuk ndalohet. Ndalesa duhet me qenë specifike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat