Haradinaj premton se ky vit do të jetë vit kur të gjitha sektorët e goditura ekonomikisht, do të ndjejnë dorën e shtetit

Aktuale

Haradinaj premton se ky vit do të jetë vit kur të gjitha sektorët e goditura ekonomikisht, do të ndjejnë dorën e shtetit

Më: 23 janar 2021 Në ora: 13:26
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK Ramush Haradinaj, ka takuar  përfaqësuesit e Odës së Hotelierisë e Turizmit, ku ka diskutuar lidhur me zhvilimet  dhe kërkesat e kësaj fushe.

Ai tha se ishte një bashkëbisedim përmbajtësor me përfaqësues të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës. 

"Dëgjova kërkesat legjitime të tyre, që Aleanca i ka përfshirë në programin e saj, konkretisht në Fondin e Ringjalljes Ekonomike. U zotova se viti 2021 do të jetë vit kur të gjitha sektoret e goditura ekonomikisht, do të ndjejnë dorën e shtetit. Do të ruajmë vendet e punës, të humbura gjatë krizës pandemike e do të stimulojmë edhe hapjen e vendeve të reja", tha Haradinaj. 

Lideri i AAK-së shtoi se programi i Aleancës ka paraparë ndihmë për biznese në formë të kredive të buta, ndihmë për qytetarët në formë të transfereve dhe lehtësira fiskale për biznese dhe qytetarë. 

Haradinaj shtoi se Aleanca vazhdimisht ka qenë në përkrahje të kërkesave të gastronomëve. Ashtu edhe do të vazhdojmë së bashku! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat