Dastid Pallaska i reagon Vjosa Osmanit: Ky veprim është gabim i madh për tri arsye...

Aktuale

Dastid Pallaska i reagon Vjosa Osmanit: Ky veprim është gabim i madh për tri arsye...

Nga: P.R Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:15
Dastid Pallaska

Avokati Dastid Pallaska ka reaguar ndaj ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e cila deklaroi se do të marr masa ndaj KQZ-së, sic tha ajo, ta mbrojë integritetin e këtij institucioni.

Sipas Pallaskës, veprimi i Osmanit është një gabim i madh.

"Së pari, po që se ajo do të konsideronte se në takimin e djeshëm të KQZ-së, kryetarja ka kryer ndonjë veprim të kundërligjshëm apo të padenjë, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes do të duhej ta identifikonte këtë veprim me saktësi dhe të procedonte menjëherë me shkarkim. Këtë, mbase, nuk ka mundësi ta bëjë, sepse Kryetarja e KQZ-së dje vetëm zbatoi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, që i detyron të gjithë.

Së dyti, duke heshtur linçimin publik, të cilit i është nënshtruar Kryetarja e KQZ-së nga partia politike me të cilën garon Ushtruesja e Detyrës së Presidentes në këto zgjedhje, ajo dështoi të përmbushë detyrimin kushtetues të paanshmërisë politike gjatë ushtrimit të funksioneve institucionale.

Së treti, ky kërcënim dhe marrja e anës në një debat të pastër politik/elektoral, ngrisin pyetjen e konfliktit të hapur të interesit që ajo mund të ketë ndërmjet garës së vet zgjedhore dhe interesave të saj partiake karshi postit të Presidentes, të cilin aktualisht e ushtron", ka shkruar Pallaska.

Postimi i plotë:

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes paska qortuar dhe kërcënuar me shkarkim Kryetaren e KQZ-së për shkak se dje ka votuar zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Për më keq, në fjalimin e saj, ajo paska marrë në mbrojtje një shërbyes publik të KQZ-së i cili - për arsye që ende mbesin të panjohura - pa asnje bazë ligjore dhe përtej autorizimeve të tij kërkonte përmbysjen e këtij aktgjykimi.

Ky veprim i Ushtrueses së Detyrës së Presidentes është gabim i madh për tri arsye.

Së pari, po që se ajo do të konsideronte se në takimin e djeshëm të KQZ-së Kryetarja ka kryer ndonjë veprim të kundërligjshëm apo të padenjë, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes do të duhej ta identifikonte këtë veprim me saktësi dhe të procedonte menjëherë me shkarkim. Këtë, mbase, nuk ka mundësi ta bëjë sepse Kryetarja e KQZ-së dje vetëm zbatojë një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, që i detyron të gjithë.

Së dyti, duke heshtur linçimin publik, të cilit i është nënshtruar Kryetarja e KQZ-së nga partia politike me të cilën garon Ushtruesja e Detyrës së Presidentes në këto zgjedhje, ajo dështojë të përmbushë detyrimin kushtetues të paanshmërisë politike gjatë ushtrimit të funksioneve institucionale.

Së treti, ky kërcënim dhe marrja e anës në një debat të pastër politik/elektoral, ngrisin pyetjen e konfliktit të hapur të interesit që ajo mund të ketë ndërmjet garës së vet zgjedhore dhe interesave të saja partiake karshi postit të Presidentes të cilin aktualisht e ushtron.

Kërkesa kushtetuese që Presidenti/ja të mos mban poste partiake ka për qëllim pikërisht parandalimin e konflikteve të tilla të interesit.

Përderisa Gjykata Kushtetuese ka gjetur se Ushtruesit/es së Detyrës së Presidentit/es nuk i ndalohet mbajtja e funksioneve partiake dhe kandidimi në zgjedhje, deri më tani asnjëherë nuk është shqyrtuar konflikti i interesit që mund të paraqitet në situata të tilla.

Në krizën institucionale që aktualisht mbizotëron në vend, kjo është gjëja e fundit që na nevojitet. Përveç nëse qëllimi është frustrimi i procesit zgjedhor dhe destabilizimi i vendit.

Rrjedhimisht, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes duhet të kujdeset jo vetëm që të mos gjen veten në situatë të konfliktit të interesit gjatë këtij procesi zgjedhor - që mund të paralizojë funksionimin kushtetues të institucioneve, përfshi edhe atë të Presidentit/es - por edhe duhet të synojë ta eliminojë perceptimin e njëanshmërisë politike gjatë paraqitjeve dhe ushtrimit të funksioneve të saja institucionale.

Kjo posaçërisht nëse ajo synon ta jetësojë predikimin politik se nuk i takon mendësisë politike të “Hugo “Chavez-it,” siç e kishte thënë vet ajo në 2019.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat