Dalin pamjet, befasuese mënyra se si PDK-ja po e bën fushatën – ‘shpërthejnë të qeshurat’

Aktuale

Dalin pamjet, befasuese mënyra se si PDK-ja po e bën fushatën – ‘shpërthejnë të qeshurat’

Nga: N. H Më: 24 janar 2021 Në ora: 08:45
Partia Demokratike e Kosovës

Edhe pse ende nuk ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, partitë politike tashmë kanë filluar aktivitetet e tyre në teren.

Subjektet politike, si çdo here, kanë filluar me premtimet e tyre për qytetarët.

Në rrjetet sociale, tashmë është duke qarkulluar një video interesante, por edhe befasuese, ku shihet mënyra se si Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po e bën këtë para-fushatë.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, që njëherit edhe është kryetar në detyrë në këtë subjekt, Enver Hoxhaj, para qytetarëve ka dhënë një deklaratë interesante.

Sipas një video të publikuar në Facebook, dhe e cila është shpërndarë shumë nga qytetarët, aty Hoxhaj deklaron se Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja parti që nuk ka qenë në pushtet.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës ka më shumë se 12 vite që ka qëndruar në pushtet.

Në vazhdim mund t’i shikoni pamjet e videos, e cila është bërë virale në rrjetet sociale:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat