Përfaqësues të “Demokracia në Veprim” dhe kryetarja e KQZ-së, flasin për procesin zgjedhor

Aktuale

Përfaqësues të “Demokracia në Veprim” dhe kryetarja e KQZ-së, flasin për procesin zgjedhor

Më: 25 janar 2021 Në ora: 14:22
Pamje nga takimi

Përfaqësues të “Demokracia në Veprim” dhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë takuar sot për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe masave operacionale që po zbaton KQZ-ja si institucioni kompetent për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se DnV është e përkushtuar të kontribuojë në rritjen e integritetit të procesit zgjedhor përmes vëzhgimit dhe raportimit të rregullt, të paanshëm dhe objektiv tek publiku.

“Në emër të Demokracisë në Veprim, sot, jemi takuar me Kryetaren e KQZ-së Valdete Daka, për të diskutuar rreth mbarëvajtjes së procesit parazgjedhor dhe masave operacionale që po zbaton KQZ-ja si institucioni kompetent për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen me 14 shkurt.

DnV është e përkushtuar të kontribuojë në rritjen e integritetit të procesit zgjedhor përmes vëzhgimit dhe raportimit të rregullt, të paanshëm dhe objektiv tek publiku”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat