Qytetari nga Drenica: Do t’ia siguroj të paktën 40 mijë vota Vetëvendosjes

Aktuale

Qytetari nga Drenica: Do t’ia siguroj të paktën 40 mijë vota Vetëvendosjes

Më: 25 janar 2021 Në ora: 18:55
Sokol Halili

Sokol Halili, simpatizant i VV-së, i cili ditë më parë u bë i njohur me një video ku teksa flet godet një qen, ka bërë një premtim të madh.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit, do t’ia sigurojë VV-së 40 mijë euro.

“Të paktën do t’ia çoj 40 mijë vota, kurse 29 mijë persona kanë aplikuar në Evropë hatri i Sokol Halilit për VV-në. Ka ardhur koha për ndryshim, t’i provojmë edhe këta”, ka thënë ai në T7.

Ai ka thënë se njeriu që e ka bindur ta përkrahë VV-në është Rexhep Selimi.

Ai ka thënë se gjatë takimeve që ka me njerëz sheh një vullnet të madh.

“Kam edhe shkrimet e tyre se shihemi me 14 shkurt te kutia”, tha ai.

Halili tha se nuk ka pasur ndonjëherë kontakt me kreun e VV-së.

“Nuk kam pasur kontakt me Kurtin, as që do ta kem një kontakt me Albin Kurtin. Unë jam duke bërë një aktivitet vullnetar”, ka pohuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat