Isa Mustafa takohet me ambasadorin austriak, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Austri

Aktuale

Isa Mustafa takohet me ambasadorin austriak, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Austri

Nga: N.Sh Më: 25 janar 2021 Në ora: 19:02
Isa Mustafa dhe Christoph Weidinger

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se kreu i saj, Isa Mustafa është takuar me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi zgjedhjeve parlamentare.

Po ashtu u diskutua për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë.

Kryetari Mustafa e falënderoi ambasadorin Weidinger dhe shtetin e Austrisë që e ka mbështetur Kosovën në të gjitha proceset zhvillimore dhe shtetndërtuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat