“Lufta me sondazhe”, alarmi i fundit për Isa Mustafën: Kështu duhet të veprojë LDK – ja skenari me sondazhe

Aktuale

“Lufta me sondazhe”, alarmi i fundit për Isa Mustafën: Kështu duhet të veprojë LDK – ja skenari me sondazhe

Nga: N. H Më: 27 janar 2021 Në ora: 08:23
Isa Mustafa

Saim Tahiraj, emër i njohur në botën shqiptare për aktivitetin dhe veprimtarinë e tij aktive ushtarake e politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka reaguar së fundi lidhur me sondazhet e publikuara.

Tahiraj në profilin e tij në Facebook, gjithë këtë e quan si një luftë, përcjell gazeta “Bota sot”.

Madje, ai ka një parashikim, se qëllimi i këtyre sondazheve, është që të krijohet përshtypja tek populli se fitorja e madhe e VV-së do ndodhë dhe me një përqindje bindëse.

Ai i ka bërë me dije LDK-së së Isa Mustafës se kjo parti duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet e informimit, rrjetet sociale dhe të demantojnë gënjeshtrat absurde të VV-së, me fakte dhe dëshmi konkrete të cilat Lidhja Demokratike e Kosovës i ka të shumta.

Ja shkrimi i plotë i tij:

Image
Saim Tahiraj

Lufta me sondazhe!

Diversioni i VV-së përmes propagandës së sondazheve nëpër mes mjeteve të informimit, e sidomos televizioneve që i ka nën kontroll, është veprim subversiv që për qëllim ka përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve ende pa filluar ato!

Ky diversion përmes agjentëve të fshehur prapa maskave të të ashtuquajturve; gazetarë, analist, opinionist dhe misionar tjerë, po shpërndanë dezinformata me sondazhe të ndryshme të cilat i rregullojnë në atë mënyrë që VV-në e nxjerrin fituese me një përqindje përtej çdo realiteti !

Qëllimi kryesorë është që të krijohet përshtypje në popull se fitorja e madhe e VV-së do ndodhë, madje duke shkuar në përqindje marramendëse që nuk e rrokë as logjika e shëndoshë njerëzore e as Matematika. Si rregulltat i kësaj propagande të çmendur përpiqen t’i arrijnë dy synime kryesore; njërën ta bindin elektoratin e vet dhe ti japin vullnet dhe fuqi vepruese, ndërsa e dyta është ta demoralizojnë elektoratin e LDK-së se e kanë të kotë të mundohen se fitorja është jona!

Duke e parë këtë diversion të fuqishëm propagandues të VVV-së, strukturat udhëheqëse të LDK-së vazhdojnë qetësinë e tyre.

Sikur të krijohet përshtypja se janë pajtuar me këto rezultate që i japin këto sondazhe manipuluese. Në vende që të ngrisin nivelin organizativ, në piken më kulminante dhe ti kundërvihen kësaj propagande shfrenuese, me fakte dhe argumente të shumta, ata vazhdojnë avazin e vjetër ma një qetësi të çuditshme.

Anëtarësia e LDK-së, për çdo ditë dhe në çdo kohë është e ballafaquar me propagandë të tillë të tmerrshme, andaj është krejtësisht normale që ata të humbin vullnetin dhe optimizmin për fitore. Strategjia që kanë zgjedhur organet drejtuese të LDK-së është krejtësisht e gabuar. Ata duhet ta ndryshojnë sa më parë këtë dhe ti aktivizojnë të gjitha strukturat organizative.

Ti shfrytëzojnë të gjitha mjetet e informimit, rrjetet sociale dhe të demantojnë gënjeshtrat absurde të VV-së, me fakte dhe dëshmi konkrete të cilat LDK i ka të shumta. Të jenë afër anëtarësisë së saj në mënyrë që të ngjallin shpresën dhe vullnetin për fitore. Vetëm të bashkuar me qëllimin e madh ruajtjen, zhvillimin dhe forcimin e shtetit tonë, do ngjallët shpresa dhe vullneti për fitoren e LDK-së, si e vetmja alternativë që din të drejtoj shtetin ashtu si duhet!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat