Bislimi për senatorin amerikan Antony Blinken: Kosova ka tanimë miq të konfirmuar në Shtëpinë e Bardhë 

Aktuale

Bislimi për senatorin amerikan Antony Blinken: Kosova ka tanimë miq të konfirmuar në Shtëpinë e Bardhë 

Nga: A.SH Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:26
Antony Blinken

Ish-deputeti i LDK, Faton Bislimi e ka uruar Antony Blinken me rastin e konfirmimit nga Senati Amerikan, në detyrën e Sekretarit të ri të Shtetit.

Ai sa ishte i angazhuar në fushatën e Biden, kishte pasë rastin të bashkëbisedoj edhe z. Antony Blinken sidomos për angazhimin amerikan në Ballkan e veçanërisht në Kosovë.

Sipas tij, Kosova ka tanimë miq të konfirmuar në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit. Se sa do të shfrytëzojmë këtë situatë shumë të favorëshme për Republikën, mbetet në duartë tona!

Postimi në Facebook:

Sa isha i angazhuar në fushatën e Biden, kam pasë rastin të bashkëbisedoj edhe me z. Antony Blinken (sidomos për angazhimin amerikan në Ballkan e veçanërisht në Kosovë), me të cilin kemi edhe një të përbashkët -- shkollimin në Harvard!

Dje, në Washington, DC, z. Antony Blinken dha betimin si Sekretar Shteti i SHBA-ve duke u bërë kështu Sekretari i 71-të në këtë pozitë. Si kryediplomat i SHBA-ve, Blinken vjen në këtë pozitë pas një kariere mbresëlënëse në Departamentin e Shtetit që nga viti 1993, ku ka mbajtë pozita të ndryshme deri në atë të Zëvendës Sekretarit të Shtetit.

Në Administratën Obama ai ka sherbyer si Këshilltar për Siguri Nacionale i Zëvendës Presidentit Biden, edhepse lidhja e tij me Biden fillon shumë më herët, qysh në kohën kur Blinken shërbente si Këshilltar për Punë të Jashtme i Biden kur ky i fundit ishte Senator.

Si rezultat i punës së tij të herëshme me Biden në Senat, ai është njohur direkt edhe me çështjen e Kosovës, për të cilën me Biden punonte ngushtë kolegu i tij nga Kongresi, Joe DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Blinken vjen nga një familje diplomatësh. Edhe babai edhe xhaxhai i tij kanë shërbyer si Ambasadorë të SHBA-ve. Kurse, njerku i tij, është një i mbijetuar i Holokaustit dhe këshilltar i Presidentit Kennedy.

Kosova ka tanimë miq të konfirmuar në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit. Se sa do të shfrytëzojmë këtë situatë shumë të favorëshme për Republikën, mbetet në duartë tona!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat