Ky është biznesmeni që u vra në Prishtinë

Aktuale

Ky është biznesmeni që u vra në Prishtinë

Nga: D.RR Më: 27 janar 2021 Në ora: 18:02
Ilustrim

Në rrugën “Isa Kastrati” në Matiqan të Prishtinës është vrarë një person, ku një i ri është qëlluar me armë.

Policia e ka konfirmuar rastin, të cilët thonë se një person u gjet pa shenja jete në rrugën “Ndue Përlleshi” dhe një person u arrestua.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ”Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen. Nje person eshte arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e  perdorur ne rast”, thonë Policia duke mos treguar emrin e viktimës.

Por, burime të sigurta të gazetës "Bota sot"  kanë konfirmuar se viktima është Albert Krasniqi, biznesmen i njohur në Prishtinë.

Ndryshe, Albert Krasniqi ka qenë i njohur për publikun edhe për martesën që kishte me ish-missin Besa Gashi.

Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat