Haradinaj: Me bashkëqeverisje synojmë të marrim një nga tri pozitat kryesore të shtetit

Aktuale

Haradinaj: Me bashkëqeverisje synojmë të marrim një nga tri pozitat kryesore të shtetit

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:49
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj thotë se AAK-ja nuk pretendon se do të jetë partia e parë në zgjedhje, por synon bashkëqeverisjen.

“Ne pretendojmë të futemi në bashkëqeverisje, pasi e dimë se nuk mund të arrijmë vendin e parë. Me anë të marrëveshjes qeverisëse synojmë të marrim njërën nga tri pozitat e para shtetërore”.

Kryetari i AAK-së ka thënë se orientimi i tij për postin e presidentit lidhet me disa objektiva.

“E para është përballja me Serbinë në planin e jashtëm. Objektiv është edhe çështja e sigurisë në përgjithësi deri në anëtarësimin në NATO. Është çështja e unitetit të brendshëm. Të gjitha këto lidhen me respektimin e Kushtetutës dhe unitetit të vendit”.

Haradinaj në RTV Dukagjini ka deklaruar se pasi Hashim Thaçi e la postin e presidentit të zbrazët, ai kishte shprehur dëshirën për të marrë përgjegjësinë në këtë drejtim.

“Po të kishte president të zgjedhur në atë kohë ndoshta edhe garancitë për lirim me kusht të atyre që janë në Hagë do të ishin të tjera nga ato që u bënë me ushtrues detyre të Presidentit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat