Zemaj: Vaksina për COVID-19 vjen në shkurt, lirim të masave nuk do të ketë

Aktuale

Zemaj: Vaksina për COVID-19 vjen në shkurt, lirim të masave nuk do të ketë

Më: 28 janar 2021 Në ora: 12:01
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se vaksina kundër koronavirusit do të vijë në shkurt në Kosovë.

Ai sot para mediave tha se janë duke punuar intensivisht për sigurimin e kësaj vaksine.

Zemaj theksoi se në vendin tonë nuk do të ketë lirim të masave pasi që një vendim i tillë do të mund të prishte stabilitetin e rasteve dhe të lakores së pandemisë.

Ministri foli edhe për gjobat dhe ndëshkimet  ndaj partive politike teksa tha se subjektet duhet të jenë të vetdishme që mos të shkelin masat.

“Nuk duhet të presim vetëm gjoba dhe ndëshkime, por duhet respektuar masat. Partitë politike organizojnë tubime e ato janë individuale, të gjithë duhet të thërrasin vetveten”, tha Zemaj.

Ndryshe,  që prej periudhës kur qeveria njoftonte se ka siguruar vaksinat nga Pfizer, ka pasur polemika se në të vërtetë nuk ka ndonjë marrëveshje të nënshkruar me kompaninë gjermane të vaksinave.

Sidoqoftë, nga qeveria disa herë kanë rikujtuar se çështja e vaksinave tashmë është punë e kryer, madje edhe duke shpalosur planin e imunizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat