Haradinaj thotë me të si president, Kosova në NATO: Kam krijuar lidhje të forta me aleatët

Aktuale

Haradinaj thotë me të si president, Kosova në NATO: Kam krijuar lidhje të forta me aleatët

Më: 28 janar 2021 Në ora: 15:56
Pamje nga takimi

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se më të si president, Kosova do të anëtarësohet në NATO.

Haradinaj tha se ka arritur të krijojë lidhje të forta me aleatët e Kosovës.

“Plot kanë mendu se jemi prish me aleatë. Kanë kujtu që prapë jemi të prishur dha kanë me na detyru ta japim Trepçën. Por jo, Amerika na ndihmojë shumë me Trepçën. Në aleancë janë vlerat më të çmuara. Së bashku me aleatët tanë duhet të shkojmë drejt NATO-së dhe ta gjejmë rrugën deri aty”, tha ai.

Kryetari i Klinës Zenun Elezaj, tha se ka ardhur koha që Kosova ta ketë president Ramush Haradinajn.

Elezaj në takimin me strukturatë e Alencës në Klinë, ku prezent ishte dhe kandidati i AAK-së për president Ramush Haradinaj, tha se qytetarët janë të bindur për suksesin e partisë sy tyre.

“Qyetatret janë ata që po na përgëzojnë çdo ditë dhe po angazhohemi që kjo të bëhet realitet pas datës së 14 shkurtit”, tha Elezaj.

Ai tha se programi i AAK-së  ka të gjitha pikat e nevojshme që garnatojnë një siguri.

“Forca e Kosovës është e mbështetur vetëm në Aleancë dhe qytetarët kanë kënd ta mbështesin. Do të vazhdojmë t’i shërbejmë qyetarëve të Klinës dhe t’i dalim sot Kosovës ashtu siç ka nevojë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat