“Ta keni të qartë, ju pëlqeu apo jo, Albin Kurtin kemi me pas Kryeministër!”

Aktuale

“Ta keni të qartë, ju pëlqeu apo jo, Albin Kurtin kemi me pas Kryeministër!”

Nga: A.Zh Më: 29 janar 2021 Në ora: 16:10
Albin Kurti

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Dimal Basha, ka reaguar pasi Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e kësaj partie që të kandidojë për deputet Albin Kurti.

Basha ka thënë se me rëndësi është ajo që do populli e jo gjykatat, përcjell Bota sot.

Ai ka bërë të ditur se Kurti do të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Postimi i Bashës në Facebook:

Nuk ka rëndësi çka duan gjykatat, me rëndësi është çka do populli!

Kështu që ta keni të qartë, ju pëlqeu apo jo, Albin Kurtin kemi me pas Kryeministër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat