Muhamet Mustafa reagon pas debatit për Rugovën e Demaçin: Bizare konfrontimi pas vdekjes e në fushatë zgjedhore

Aktuale

Muhamet Mustafa reagon pas debatit për Rugovën e Demaçin: Bizare konfrontimi pas vdekjes e në fushatë zgjedhore

Nga: G.B Më: 30 janar 2021 Në ora: 09:05
Muhamet Mustafa

Profesori Muhamet Mustafa ka reaguar pas debatit që u bë për Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se të konfrontosh Rugovën dhe Demaçin, në funksion të atmosferës zgjedhore e paszgjedhore , është bizare, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Adem Demaçi , rindezi, frymëzoi dhe artikuloi rezistencën ilegale ndaj okupimit qe ne vitet 50 dhe ne vazhdim , duke përçuar mesazhe brenda dhe jashtë se megjithatë ne Jugosllavi dhe Evropë është një popull që kërkon liri.

Ndërsa, Dr. Ibrahim Rugova artikuloi me sukses të madh rezistencën aktive paqësore kundër regjimit serb në Kosovë të instaluar pas abrogimit të dhunshëm të autonomisë politike e territoriale të Kosovës dhe i pari bashkë me bashkëpunëtorët e tij formuloi vizionin e Kosovës së pavarur, në kuadër të aleancës veriatlantike.

Mustafa ka shtuar se inxhenjeringu i përçarjes dhe luftës primitive politike arriti t’i konfrontojë ata edhe për së gjalli, por ta vazhdojë këtë edhe pas vdekjes e në fushatë zgjedhore vërtetë është bizare

Postimi i tij i plotë:

RUGOVA DHE DEMAÇI – INXHENJERINGU I PËRÇARJES

Përgjatë debatit të stërzgjatur para (zgjedhor) në studio televizive natyrisht që mund te dalin shumë tema, dhe kur diçka tejzgjatet, natyrisht që mund të ketë edhe shmangie. Kështu unë e pash edhe debatin për të konfrontuar edhe njëherë Adem Demaçin dhe Ibrahim Rugovën . Natyrisht se në një shoqëri demokratike, brenda një debati të përgjegjshëm, nuk duhet të ketë tema tabu. Por të konfrontosh Rugovën dhe Demaçin, në funksion të atmosferës zgjedhore e paszgjedhore , është bizare. Bile kështu edhe do ta cilësoja edhe kuizet në këtë temë.

Pas rezistencës dhe sakrificave që kishte bërë NDSH kudër okupimit serb menjëherë pas luftës II botërore, Adem Demaçi , rindezi, frymëzoi dhe artikuloi rezistencën ilegale ndaj okupimit qe ne vitet 50 dhe ne vazhdim , duke përçuar mesazhe brenda dhe jashtë se megjithatë ne Jugosllavi dhe Evropë është një popull që kërkon liri. Dr. Ibrahim Rugova artikuloi me sukses të madh rezistencën aktive paqësore kundër regjimit serb në Kosovë të instaluar pas abrogimit të dhunshëm të autonomisë politike e territoriale të Kosovës dhe i pari bashkë me bashkëpunëtorët e tij formuloi vizionin e Kosovës së pavarur, në kuadër të aleancës veriatlantike . Për këtë ata të dy janë pjesë e lavdishme e historisë sonë dhe ajo do të vlerësojë detajet e tjera. Fatkeqësisht Inxhenjeringu i përçarjes dhe luftës primitive politike arriti t’i konfrontojë ata edhe për së gjalli, por ta vazhdojë këtë edhe pas vdekjes e në fushatë zgjedhore vërtetë është bizare. Lërini të qetë ju lutem!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat