Incident në tubimin e VV-së në Mitrovicë, Agim Bahtiri tenton të përleshet fizikisht

Aktuale

Incident në tubimin e VV-së në Mitrovicë, Agim Bahtiri tenton të përleshet fizikisht

Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:27
Agim Bahtiri

Një incident ka ndodhur në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur në lagjen Ilirida në Mitrovicë të Jugut.

Gjithçka ka nisur kur një qytetar deshi ta marrë fjalën për ta bërë një pyetje në këtë tubim ku të pranishëm ishin kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për deputete, Vjosa Osmani.

Atij menjëherë i kanë reaguar pjesëtarët e sigurimit të afërt të Kurtit dhe Osmanit.

Ka qenë kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri që ka tentuar të përleshet fizikisht me personin që ka kërkuar ta marrë fjalën.

Mbrojtja e afërt pastaj i ka qëndruar afër Kurtit derisa ka përfunduar tubimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat