Analisti publikon videon kur Kurti i drejtohej policit të Kosovës me fjalën majmun

Aktuale

Analisti publikon videon kur Kurti i drejtohej policit të Kosovës me fjalën majmun

Nga: A.Morina Më: 30 janar 2021 Në ora: 19:57
Albin Kurti

Sot ka pasur reagime shumë të mëdha në vend, pas ndërprerjes të viztës së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut.

Reagimi i radhës erdhi nga njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, i cili në rrjetin e tij social Facebook postoj një video kur Kurti konfrontohej me Policinë e Kosovës.

Salihu ironizoi me kreun e VV-së, duke thënë se në Prishtine skifter, kurse në Ibër pulë.

“Nejse, nuk është marre me u tut. Marre është me u tut e me i thanë vetit trim. Ose me u bo trim me policinë shqiptare e me u zbyth prej do fëmijve matanë urës”, deklaroi Salihu, përcjell “Bota sot”.

Në video dëgjohet Kurti duke i thënë një polici të Kosovës majmun.

Postimi i plotë

Albini - ne Prishtine skifter, matane Ibrit pule. Qysh u kone ajo forja - ka dashte me luftu, po nji komandant i ka thone "kthehu ne Prishtine se ti i duhesh i gjalle çAshtjes". ?

Ani Vjosa qe u nenshkrujke si Komadante Supreme, sot po besoj qe e ka kuptu se i ka mbathe kpucet e mdhaja te Komandantit Suprem te cilat nuk mundet me i mbush.

Nejse, s'oshte marre me u tut. Marre oshte me u tut e me i thone vetit trim. Ose me u bo trim me policin shqiptar e me u zbyth prej do fmive matane ures.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat