Reagon edhe Kimete Berisha: Ja çka dëshmuan sot Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në Mitrovicë

Aktuale

Reagon edhe Kimete Berisha: Ja çka dëshmuan sot Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në Mitrovicë

Nga: P.R Më: 30 janar 2021 Në ora: 20:27
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani sot në Mitrovicë

Publicistja Kimete Berisha, përmes një postimi në facebook, ka komentuar vizitën e sotme të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në veri të Mitrovicës, vizitë kjo që u pengua nga serbët.

Sipas Berishës, Albini dhe Vjosa dëshmuan se Veriu është i pushtuar.

“Albini dhe Vjosa dëshmuan se Veriu është i pushtuar! Dhe se qeveria e Kosovës ka tradhtuar! Çka ka të përbashkët shqiptari që e provokoi tubimin e Albinit dhe Vjosës në Mitrovicë, me paramilitarët serbë të Veriut? E ka të përbashkët urrejtjen e 'porositur' nga mafia politike, kundër Albinit dhe Vjosës, kundër ndryshimit”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Albini dhe Vjosa dëshmuan se Veriu është i pushtuar!

Dhe se qeveria e Kosovës ka tradhtuar!

Çka ka të përbashkët shqiptari që e provokoi tubimin e Albinit dhe Vjosës në Mitrovicë, me paramilitarët serbë të Veriut?

E ka të përbashkët urrejtjen e 'porositur' nga mafia politike, kundër Albinit dhe Vjosës, kundër ndryshimit.

Ju ka ardhur fundi dhe duan fund për të gjithë.

Kur lind dielli e sheh edhe lopa, duhet ta shohim rrezikun pa u parë me sy të lirë!

Rrezik. Duhet të jeni shumë të vëmendshëm, të urtë dhe t'i hapni sytë mirë, sepse derisa ta marrin vesh që e ke babën hoxhë...të zë taksirati.

Ju thash pardje, dikush po mundohet ta ndez para zgjedhjeve 'Veriun dhe Jugun'.

Këta, mafia politike dhe TV portalet e caktuara të Kosovës dhe Shqipërisë, (që merren ekskluzivisht me shpëlamjen e pareve të krimit) po mundohen ta ndezin një 'luftë qytetare', veç një luftë të vogël, sa për ta ndryshuar fatin e Kosovës.

E kanë zanat, i porosisin të sëmurit psikik, të dehurit me raki, të droguarit dhe personat me dosje për t'i ngacmuar dhe rrahur kundërshtarët.

Me shpresë se rrahja e nxjerr rrahjen derisa të na mbulojë gjaku.

Endritit thuaji se në Veri të Mitrovicës pas luftës janë vrarë dhe jemi dëbuar mijëra shqiptarë (ndër sy të UNMIK-ut),

janë vrarë edhe policë shqiptarë,

dhe veç babain i tij për hasret, si shpërblim që ka dashur ta ndajë Kosovën përgjysmë me Vuqiçin, paramilitarët dhe kriminelët serbë e kanë lejuar të lodrojë nëpër Ujman.

P.S. Albini Kurti, Vjosa Osmani, Agim Bahtiri dhe të gjithë ata që s'janë me mafinë politke sot janë në rrezik.

Alltijat ditë'm drekë po i përdorin nëpër tubime elektorale.

Alltija po kërcet, zemër.

Aleksandër Lumez a je ksajde, se Aleksandër Vuqiçi t'ka vaksinu!

(Për ironi, personi që desh e dhezi 'luftën' shqiptaro-shqiptare në Mitrovicë e kish emrin Berat).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat