Politikanët që drejtuan Qeverinë pa garuar në zgjedhje

Aktuale

Politikanët që drejtuan Qeverinë pa garuar në zgjedhje

Më: 30 janar 2021 Në ora: 20:31
Agim Çeku

Që nga paslufta, në Kosovë ka pasur disa kryeministra që nuk ishin në garë për këtë post.

Ndryshe nga ta, në këto zgjedhje është, Albin Kurti, që synim e ka të jetë shef qeverie por që i është pamundësuar të marrë pjesë në garën zgjedhore.

Emir Abrashi nga “Demokraci Plus”, deklaron se para tij ka pasur edhe të tjerë që në periudha të ndryshme janë emëruar në krye të qeverisë.

“Në Kosovë pas luftës i kemi edhe dy raste të tjera, është Bajram Rexhepi, kryeministri i parë i pasluftës, në fakt Hashim Thaçi, ka qenë kryeministër provizor, por pas konstituimit të institucioneve ka qenë Rexhepi. Edhe në 2006 ka qenë, Agim Çeku, si figurë konsensuale, pas një destabiliteti” deklaroi Abrashi.

Këta ishin zgjedhur në rrethana të ndryshme. Ndërkaq emërimi i Kurtit potencialisht në këtë situatë, sipas Abrashit, mund të nxitë partitë që mund të mbesin në opozitë që të kërkojnë interpretim nga Kushtetuesja, nëse Kurti ka të drejtë të qëndrojë si shef qeverie, përderisa i është ndaluar kandidimi.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat