Deklarata befasuese e analistit: Osmani e Kurti nuk mundën me i bë as 100 hapa përtej Urës, këshillat e mia do e zgjidhnin problemin e veriut

Aktuale

Deklarata befasuese e analistit: Osmani e Kurti nuk mundën me i bë as 100 hapa përtej Urës, këshillat e mia do e zgjidhnin problemin e veriut

Nga: N. H Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:42
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dje në Mitrovicë

Njohësi i cështjeve politike, Nexhmedin Spahiu, ka komentuar ngjarjet e djeshme në veri të vendit, gjatë vizitës së u.d presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatit për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Osmani e Kurti nuk mundën t’i bëjnë as 100 hapa përtej Urës së Ibrit, ndërsa po t’i përfillnin këshillat e tij, problemi i Veriut të Kosovës ish zgjidhur moti.

“Sot, Presidentja e Kosovës e ish- Kryeministri Albin Kurti nuk munden me i bë as 100 hapa përtej Urës së Ibrit. Me i pa përfillë këshillat e mia, problemi i Veriut të Kosovës ish zgjidhur moti”, shkruan ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Para 20 viteve pa fije problemi i udhëheqja në veri të Mitrovicës Kryeministrin Bajram Rexhepi dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin Marcel Valentin. Sot, Presidentja e Kosovës e ish- Kryeministri Albin Kurti nuk munden me i bë as 100 hapa përtej Urës së Ibrit. Me i pa përfillë këshillat e mia, problemi i Veriut të Kosovës ish zgjidhur moti.

Foto: 30.06.2002. duke parakaluar në Veri të Mitrovicës, pran nesh autobusi i Nish Express.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat