Qorrolli: Si është e mundur, Mitrovica e Boletinit me zgjedh një kryetar teveqel si Agim Bahtiri

Aktuale

Qorrolli: Si është e mundur, Mitrovica e Boletinit me zgjedh një kryetar teveqel si Agim Bahtiri

Nga: H.O. Më: 31 janar 2021 Në ora: 19:21
Agim Bahtiri

Njohësi i çështjeve politike, Vigan Qorrolli në një postim të tij në Facebook ka kritikuar qytetarët mitrovicasë se si mund të zgjedhin për kryetar një person si Agim Bahtiri.

Qorrolli thotë se për këtë ka pyetur shumë qytetarë që vijnë andej se si është e mundur që Mitrovica si qytet i rockut, minatorëve, patriotizmit, Dragajve e Boletinit me zgjedh një kryetar teveqel si ai.

Sipas tij, Mitrovica nuk e meriton një kryetar të tillë me sjellje mesjetare.

Postimi i plotë:

Kam shumë miqë nga Mitrovica, që vijnë prej andej ose që jetojnë atje.

Që të gjithëve pa përjashtim ua kam bërë të njëjtën pyetje: si është e mundur që qyteti i avangardes dhe rockut, i minatorëve dhe patriotizmes, i Dragajve e Boletinit — me zgjedh një kryetar teveqel si A. Bahtiri?! Ende shpjegim shterues nuk kam marrë.

Mitrovica nuk e meriton një kryetar të tillë me sjellje mesjetare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat