Albin Kurti prezanton basketbollistin e njohur si mbështetës i VV-së: Do të shënojmë 

Aktuale

Albin Kurti prezanton basketbollistin e njohur si mbështetës i VV-së: Do të shënojmë 

Nga: D.RR Më: 31 janar 2021 Në ora: 20:37
Albin Kurti

Basketbollisti i njohur në Kosovë, Edmond Azemi, ka dhënë mbështetjen e tij për Lëvizjen Vetëvendosje. 

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili e ka pritur atë në zyrë, së bashku me Arben Vitinë. 

Kurti njoftoi se nga Azemi kanë pranuar një top basketbolli të nënshkruar nga ai. 

Postimi i plotë: 

Do të shënojmë! 

Edmond Azemi na vizitoi sonte. Evokuam shumë ndeshje historike të basketbollit vendor e ndërkombëtar dhe diskutuam për mbështetjen që ne duhet e do t’i japim basketbollit dhe sportit në përgjithësi. Me kaq shumë rini që kemi, sportit i nevojiten shumë më tepër investime. Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë në Prishtinë dhe kandidatin tonë për deputet, Arben Vitia, e falënderuam Edmondin për mbështetjen e tij. Ai na e dhuroi një top të nënshkruar prej tij, dhe ne i premtuam që ditë më të mira po vijnë për fushën e sportit. Krejt dhe drejt do të shënojmë fitoren plebishitare me 14 shkurt. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat