Osmani dhe Kurti në Mitrovicë, Kokaj: Vizitë komplet normale, u shtrembërua nga militantët e partisë

Aktuale

Osmani dhe Kurti në Mitrovicë, Kokaj: Vizitë komplet normale, u shtrembërua nga militantët e partisë

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 11:18
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj tregoi se vizita e Osmanit dhe Kurtit në Mitrovicë duhej të konsiderohej si diçka tejmase normale.

Teksa gazetarja Mulaj theksoi se vizita mbase duhej bërë në dhjetor dhe jo në kulmin e fushatës, Kokaj u shpreh se në cilëndo kohë është e udhës që të vizitohen qytetarët, si për fushatë, si për t’u interesuar mbi problemet e tyre.

“Është një vizitë normale sipas çdo logjike dhe po ta lidhim me fushatën, fushata duhet bërë në çdo cep të Kosovës,” – tha kandidati për deputet.

Sipas tij brohorimat e një grushti njerëzish nuk mund ta cilësojnë vizitën e Osmanit dhe Kurtit si një aktivitet poshtërues, nëse konsiderojmë që fundja ata njerëz kanë ushtruar të edrejtën e tyre demokratike, duke sjellë sërish në vëmendje se Mitrovica mund të vizitohet kurdoherë dhe ngjarja e djeshme duhet të ishte tërësisht normale.

Ndër të tjera Jahja Kokaj theksoi se nëse politikanët do dinin ta trajtonin çështjen si duhet tashmë vendi do ishte i integruar, teksa solli në vëmendje gjithashtu se Albin Kurti për 50 ditët që drejtoi Kosovën, sipas tij e tregoi se si duhej vepruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat