​“Pastrimi”-t i bllokohen xhirollogaritë bankare, paralajmëron bojkot të punës dhe greva

Aktuale

​“Pastrimi”-t i bllokohen xhirollogaritë bankare, paralajmëron bojkot të punës dhe greva

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 14:24
Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se i janë bllokuar Xhirollogaritë Bankare ne Bankën për Biznes dhe Bankën Ekonomike me të cilat kryen shërbime bankare.

Kjo vjen si rezultat i mospërditësimit te të dhënave nga Banka Ekonomike dhe Banka Private për Biznes.

Kompania “Pastrimi”, ka dorëzuar me kohe dokumentacionin/kërkesën ne Ministrinë e Tregtisë konkretisht ne ARBK për përditësim.

Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se nëse nuk zhbllokohen xhirollogatitë bankare ne këto banka dhe të bëhet ekzekutimi i pagave për punëtoret e Kompanisë “Pastrimi”, sot deri në ora 15:00 nga dita e nesërme me dt. 02.02.2021 nuk do të kryhet shërbimi i grumbullimit dhe largimit të mbeturinave po ashtu punëtorët e kësaj kompanie do të hyjnë në grevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat