Pas njohjes së Izraelit, reagon edhe Arbana Xharra: Kjo është një goditje e madhe për...!

Aktuale

Pas njohjes së Izraelit, reagon edhe Arbana Xharra: Kjo është një goditje e madhe për...!

Nga: A.Morina Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 16:11
Arbana Xharra

Gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar pas njohjes së shteti të Kosovës nga ana e Izraelit.

Xharra këtë njohje e cilësoi si një nga njohjet më të rëndësishme që ka marrë Kosova, që nga shpallja e pavarësisë. Ajo tha se kjo njohje është një goditje rëndë për Serbinë, Rusinë dhe Turqinë.

“Kosova duhet të shfrytëzojë këtë njohje nga Israeli jo vetëm në aspektin diplomatik, por edhe në shumë fusha të tjera për të cilat ky shtet është i pari në botë", shkroi Xharra në Facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Njohja e Kosoves nga Israeli, eshte ne mesin e njohjeve me te rendesishme qe kemi marre. Nderkohe qe eshte goditje e madhe per Serbine, Rusine dhe Turqine, qe e duan Kosoven sa me te izoluar nga aleat te tille. Ne rrafshin gjeopolik kjo njohje ka nje rendesi te vecante, i eshte derguar mesazh i qarte 5 shteteve te BE-se qe nuk na njohin. Megjithate Kosova duhet te shfrytezoje kete njohje nga Israeli jo vetem ne aspektin diplomatik, por edhe ne shume fusha te tjera per te cilat ky shtet eshte i pari ne bote!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat