Selimi: Policët do të pajisen me kamera të trupit, deklaratat do të regjistrohen me video

Aktuale

Selimi: Policët do të pajisen me kamera të trupit, deklaratat do të regjistrohen me video

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:16
Selim Selimi

Kandidati për deputet nga AAK, Selim Selimi, ka folur për ndryshimet që kjo parti do të sjell në Policinë e Kosovës nëse vie në pushtet.

Ai ka thënë se në Qeverinë Haradinaj, kishin nisur disa procedura për përmirësimin e kushteve të zyrtarëve policor dhe lehtësimin e procedurave, duke respektuar kështu në maksimum edhe liritë e qytetarëve.

“Në kohën e Qeverisë Haradinaj kemi nisur disa procedura për furnizimin e zyrtarëve policor me kamera të trupit ose siç njihen si ‘body-cams’, ndërsa jam pro video-incizimit të deklaratave të qytetarëve në polici ose kur merren në pyetje ose kur denoncojnë diçka, pasi që duke marrë deklarata me shkrim mund të shkelen edhe të Drejtat e Njeriut”, ka thënë Selimi në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se do të lehtësohet edhe procedura e zgjedhjes së hetuesve policor për hetimin e rasteve të ndryshme, në mënyrë që të mos ndikohen nga komandantët apo prokurorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat