Albin Kurti bartës i listës përkundër ndalesës nga Kushtetuesja – kështu i reagon avokati Dastid Pallaska

Aktuale

Albin Kurti bartës i listës përkundër ndalesës nga Kushtetuesja – kështu i reagon avokati Dastid Pallaska

Nga: A.Zh Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:23
Albin Kurti, Dastid Pallaska

Përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Albin Kurti ka konfirmuar se do të jetë bartës liste në zgjedhjet e 14 shkurtit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe “Guxo” e Vjosa Osmanit.

Veprimin e Kurtit, e ka komentuar avokati Dastid Pallaska. Ai ka thënë ky është një tregues i qartë se kjo parti politike konsideron se vendimet e veta kanë epërsi ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, përcjell Bota sot.

Juristi ka thënë se slogani i VV-së për këto zgjedhje do të duhej të ishte “Partia para shtetit”.

Sipas tij, nëse idetë e VV-së realizohen deri në fund brenda mandatit të ardhshëm qeverisës, këto zgjedhje mund të jenë historike edhe si zgjedhjet e fundit të Kosovës si demokraci kushtetuese.

Postimi i Pallaskës në Facebook:

Lëvizja Vetëvendosje e paska mbajtur liderin e vet si bartës të listës zgjedhore përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ky veprim është tregues i qartë se kjo parti politike konsideron se vendimet e veta kanë epërsi ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Mbi këtë bazë, slogani i Lëvizjes Vetëvendosje për këto zgjedhje duhet të jetë Partia para shtetit.

Ata/o që nuk e kuptojnë këtë slogan mund të pyesin në Shqipëri si përfundoi kjo “ide shtet-ndërtuese” para 30 viteve.

Një gjë duhet t’ia njohim kësaj partie politike.

Na ka paralajmëruar saktë për regjimin që do ta instalojë në vend pas zgjedhjeve. Nuk mund të thuhet se erdhi në pushtet me premtime të rrejshme të demokracisë liberale.

Rrjedhimisht, nëse idetë e kësaj partie politike realizohen deri në fund brenda mandatit të ardhshëm qeverisës, këto zgjedhje mund të jenë historike edhe si zgjedhjet e fundit të Kosovës si demokraci kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat