Aktgjykimet e fundit, ambasadori britanik e takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Aktgjykimet e fundit, ambasadori britanik e takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 16:26
Pamje nga takimi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott është takuar sot me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizin.

Abbott ka thënë se kanë diskutuar lidhur me vendimet e fundit të kësaj gjykate, ndërsa tregoi se ia ka ofruar asaj mbështetjen e tij për ta siguruar pavarësinë e kontrollit më të lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë.

“Sot takova Arta Ramën-Hajrizin, Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese. Ne diskutuam vendimet e fundit të gjykatës dhe unë ofrova mbështetjen time për të siguruar pavarësinë e Gjykatës dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar Abbott.

Qytetarët e Kosovës do të duhet të dalin në zgjedhje për herë të dytë brenda një viti e gjysmë, pasi kështu kishte urdhëruar në dhjetor Gjykata Kushtetuese përmes një aktgjykimi. Kjo gjykatë ka gjetur parregullsi në votimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, i cili e mori detyrën e kryeministrit në qershor.

Çështja ishte ngritue për shqyrtim në Kushteuese nga një grup deputetësh nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila sfidoi legjitimitetin e mandatit të Etem Arifit, deputet nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim. Arifi u dënua përfundimisht për mashtrim me 15 muaj burgim në gusht të vitit të kaluar, për t’u zgjedhur si deputet një muaj e gjysmë më vonë.

Gjykata e shpalli të paligjshëm mandatin e Arifit dhe kësisoj, e vlerësoi si kundërkushtetuese formimin e Qeverisë, për zgjedhjen e së cilës vota e Arifit ishte determinuese

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat