Zyrtari i PSD-së: Udhëheqësit që pozojnë para portretit të tyre, janë të rrezikshëm

Aktuale

Zyrtari i PSD-së: Udhëheqësit që pozojnë para portretit të tyre, janë të rrezikshëm

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:00
Albin Kurti me një fans të tij.

Anëtari i PSD’së Nol Nushi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar një fotografi të liderit të VV’së, Albin Kurtit me një fans të tij. Ky i fundit, ka vendosur fotografinë e Kurtit në pjesën e përparme të makinës.

Nushi tha se udhëheqësit që pozojnë para portretit të tyre në këtë formë, janë të rrezikshëm.

Ai nuk hezitoi të thotë se shembuj të tillë shohim në vende nuk nuk ka demokraci dhe aty sundon veç lideri.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Nushit:

Të rrezikshëm janë udhëheqësit që pozojnë përpara portretit të tyre të vendosur në haubë te kerrit. Shembuj të tille, jo veç në hauba të kerreve, kemi parë më parë dhe mund të shohim edhe sot nëpër vende ku s’ka demokraci dhe sundon veç lideri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat