Flet Albin Kurti, tregon çka ndodhi gjatë vizitës së tij në Skenderaj - ja çka thotë për Njësinë Speciale

Aktuale

Flet Albin Kurti, tregon çka ndodhi gjatë vizitës së tij në Skenderaj - ja çka thotë për Njësinë Speciale

Nga: A.Zh Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:49
Njësia Speciale në Skenderaj

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër Albin Kurti, ka folur për vizitën e tij në qytetin e Skenderajt.

Ai ka thënë se nuk ka shkuar në Skenderaj me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës, por vetëm me një veturë të Policisë, si zakonisht, përcjell Bota sot.

Kurti në “Debat Pernime” ka treguar se në Skenderaj kishin rezervuar një restorant për takim me mbështetës të tij.

Ai ka thënë se i vetmi problem aty ishte salla e vogël, që sipas tij, nuk i ka zënë mbështetësit e tij brenda.

Kurti ka treguar se derisa gjendej brenda, kishte dëgjuar zhurmë dhe zëra nga jashtë, ndërsa me të dal jashtë është gjuajtur me gjësende.

I pari i VV-së ka thënë se nuk e mirëkupton sikletin e kundërshtarëve të tij.

“Më kanë gjuajtur me gjësende, e kuptoj, por nuk e mirëkuptoj sikletin e kundërshtarëve”, ka deklaruar Albin Kurti./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat