Mifataraj: Vendimi i parë i Qeverisë së re duhet të jetë anulimi i këtij vendimi të Qeverisë Hoti

Aktuale

Mifataraj: Vendimi i parë i Qeverisë së re duhet të jetë anulimi i këtij vendimi të Qeverisë Hoti

Nga: N.Sh Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 11:25
Ehat Miftaraj

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, pritet të formohet Qeveria e re me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu janë të gjitha matjet që po bëhen në Kosovë, por me kë do ta bëjë Qeverinë ende mbetet një enigmë, pasi kjo varet nga rezultati zgjedhor.

Jursiti Ehat Miftaraj nga IKD-ja thotë se vendimi i parë i Qeverisë së re, duhet të jetë anulimi i vendimit të Qeverisë Hoti për shfuqizimin e Task Forcës kundër Korrupsionit.

Sipas tij, ky vendim do të hynte në kuadër të vendimeve të mira që ndalojnë kapjen e një strukture të caktuar brenda Policisë.

“Vendimi i parë i Qeverisë së re duhet të jetë anulimi i vendimit të Qeverisë Hoti lidhur me shfuqizimin e Task Forcës kundër Korrupsion.

Ky vendim do të hynte në kuadër të vendimeve të mira që promovojnë sundimin e ligjit dhe ndalojnë kapjen e një strukture të caktuar brenda Policisë së Kosovës”, shkruan Miftaraj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat