Islami: Gara për votën e mërgimtarëve vetëm për një përdorim, pas 14 shkurtit, askujt nuk i bie ndërmend për ta

Aktuale

Islami: Gara për votën e mërgimtarëve vetëm për një përdorim, pas 14 shkurtit, askujt nuk i bie ndërmend për ta

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:44
Foto ilustruese

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, kanë shënuar edhe një nga garat më të nxehta të partive politike për ta marrë sa më shumë votën edhe nga mërgata, gjë që shënon interesimin më të madh të tyre në këto 20 vite të proceseve zgjedhore në Kosovën e pasluftës. Por a është aq e rëndësishme mërgata për partitë politike për programet dhe vizionin e tyre qeverisës pas 14 shkurtit, apo thjesht kjo po bëhet vetëm sa për votat e tyre, pasi një numër I madh I mërgimtarëve janë regjistruar si votues, mbetët për tu parë pas 14 shkurtit, gjë që në të kaluarën kjo rëndësi nuk është vërejtur gjatë qeverisjes së partive të caktuara politike

Kjo garë dhe kjo mësymje e partive politike në drejtim të mërgatës, sipas Fadil Islamit, sekretar i përgjithshëm i PDD-së (Partia Demokratike e Diasporës), bëhet vetëm për votat e mërgimtarëve, e jo për rëndësinë që paraqet diaspora për partitë aktuale në Kosovë, garuese në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Image
Fadil Islami

‘’Duke e ditur që edhe 21 vite pas lufte kurrë asnjëherë dhe asnjë parti në Kosovë nuk iu ka interesuar për mërgatën por vetëm atëherë kur iu ka dashtë vota e mërgatës këtyre iu është kujtuar që ka diasporë”.

Sipas z. Islami kjo garë e egër në mes partive për votën e mërgatës është siç thuhet vetëm për një përdorim, pra për 14 shkurtin, pasi mërgata menjëherë, shembull me 15 shkurt, askujt më nuk do t’i kujtohet. Pra, kemi të bëjmë me një hipokrizi të partive politike dhe të një manipulimi me dashurinë dhe ndjenjat që kanë mërgimtarët me Kosovën.

“Çfarë bënë këto parti politike për mërgatën, pamarre parasysh pozicionin e tyre në pozitë apo në opozitë, së paku të gjitha kanë qenë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës,andaj cilat nisma i morën në drejtim të krijimit të kushteve për investimet nga mërgata, përveç që iu vënë barriera administrative në kufijtë e Kosovës gjatë periudhave të pushimeve të mërgimtarëve në Kosovë, çfarë shërbimesh ofruan në ambasada dhe konsullata të Kosovës në vendet ku jetojnë dhe veprojnë mërgata e jonë, shërbime këto nën çdo nivel, cili ishte interesimi i të gjitha qeverive, por edhe opozitës për kushtet dhe cilësinë e arsimit shqip në shkollat me mësim plotësues për fëmijët e mërgimtarëve, dhe vetëm tani kur është në pyetje çështja e votave, partitë politike po bëhen zemërgjerë për mërgimtarët”, thotë ndër të tjera z. Islami

Ai gjithashtu në fund thekson se ekziston një frikë e madhe e partive politike aktuale, që kur është formuar PDD-ja, e cila nuk garoi në këtë zgjedhje pasi është në fazën e konsolidimit të saj dhe ky subjekt politik pritet të jetë një zë I bashkuar dhe i sinqertë, përfaqësues i mërgatës, përkundër që të gjitha partitë po mundohen që PDD-ja të jetë sa më pak prezentë në opinion, sidomos përmes medieve të tyre si të shkruara po ashtu edhe atyre elektronike (TV), që mos të flitet për PDD-në dhe mos t’i ftojnë në emisione dhe debate televizive drejtuesit e PDD-së, në veçanti kur bëhet fjalë për mërgatën dhe rrolin e saj në të kaluarën por edhe në të tashmen dhe të ardhmen në raport me zhvillimet në vend

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat