Pacolli për letrën e Biden: Sinjal i rëndësishëm, Serbia të marrë guximin të merret me të kaluarën e saj

Aktuale

Pacolli për letrën e Biden: Sinjal i rëndësishëm, Serbia të marrë guximin të merret me të kaluarën e saj

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 22:07
Behgjet Pacolli

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden sot i dërgoi një letër presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq ku i kërkoj që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Lidhur me këtë ka reaguar lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ai tha se ky është një sinjal i rëndësishëm për dy vendet në procesin e pajtimit.

Pacolli po ashtu tha se Serbia duhet të marrë guximin të merret me të kaluarën e saj dhe të njohë Kosovën.

“Sinjal i rëndësishëm nga @POTUS @JoeBiden i ka kërkuar Serbisë të normalizojë marrëdhëniet me #Kosovën përmes njohjes reciproke. Ky është një mesazh i rëndësishëm për 2 vendet dhe procesin e pajtimit. Serbia duhet të marrë guximin të merret me të kaluarën e saj dhe të njohë #Kosovën e të shkojë drejt BE-së”, thuhet në postimin e Pacollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat