Maxharraj: PDK nuk mund të thirret në emër të UҪK-së më, Hoxhaj do të kërkonte azil edhe në Serbi

Aktuale

Maxharraj: PDK nuk mund të thirret në emër të UҪK-së më, Hoxhaj do të kërkonte azil edhe në Serbi

Nga: H.O. Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 09:27
Enver Hoxhaj/ Kadri Veseli

Profesori dhe opinionisti që jeton në Amerikë, Binak Maxharraj përmes një shkrimi autorial dërguar gazetës “Bota sot” ka komentuar fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka përmendur poashtu edhe rezultatin përfundimtar që mund të arrijë kjo parti në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Maxharraj thotë se kjo parti do të ‘alivanoset’ në këtë ditë, pasi do të paguaj për të gjitha të këqijat që i ka bërë Kosovës për 20 vite.

Sipas tij, ka kaluar koha që kjo parti të thirret në emër të UҪK-së, sidomos tani që liderët e saj janë duke u intervistuar në Hagë, për krime lufte.

Maxharraj thotë tutje se enver Hoxhaj nuk është i duhuri për të qenë në krye të PDK-së, pasi ishte kundër UҪK-së dhe kishte deklaruar se ‘nëse fiton UÇK ai do të kërkon azil politik të Millosheviqi në Serbi’.

“Si është e mundur të bëhet kjo zgjidhje kur Enver Hoxhaj fillimisht e urrente UÇK-në duke thënë se nëse fiton UÇK ai do të kërkon azil politik të Millosheviqi në Serbi. Enver Hoxhaj nuk ka kaqik që me sukses ta kryej këtë detyrë, sepse nuk e ka autoritetin si brenda dhe jashtë partisë. PDK është deshtë që ta zgjedhë një figurë më të përshtatshme, më të autoritetshme dhe më pranuese për të gjithë”, thotë Maxharraj.

Shkrimi i plotë:

NËPËRKËMBJA DHE RIMËKËMBJA E PDK ?!

/Kthimi i Pronto-mafisë në pushtet do të ishte fatale për shtetin/

 

Sllogani i PDK-së në kohë fushate është”Rimekëmbja” e PDK. Por, për ta bërë rimëkëmbjen së pari duhet kaluar nga nëpërkëmbja që PDK ia bëri shtetit për të gjitha këto vite përmes aferave dhe skandaleve përmes klaneve të saj mafioze dhe SHIK-ut, derisa gati se nuk e zhveshi Kosovën nga pavarësia e saj duke e cënuar drejtëpërdrejtë edhe sovranitetin e saj duke u bërë pjesë e skenarëve dhe planeve të ndryshme serbo-ruse.

S’do mend se në këtë dergjë PDK e prunë dy liderët e saj Hashim Thaҫi dhe Kadri Veseli. Ata ishin despotë e jo kryetar të PDK e sollën dhe e ç’sollën PDK sipas dëshirës dhe interesave të tyre personale, nuk ishin transparent në asgjë, ishin thjeshtë njerëz pa llogaridhënie, njerëz të pa dinjitetshëm të cilët e kapën shtetin që nga paslufta me togën e tyre të komandantëve të cilët vepruan me shtetin siç deshtën vetë e dhunuan, e poshtëruan, e vodhën, e plaҫkitën për interesa të veta derisa u bënë milionerë, duke e rrjepë popullin e gjorë duke e detyruar të ikë nga atdheu, pa e shiju mirë lirinë aq shumë të pritur, sepse komandantët ua rrëmbyen në emër të luftës, në emër të UÇK-së, shumë komandantë as që e kishin parë luftën me sy pos në TV, duke ndejtë në Shtabin e Rognerit.

Për shumë vite rolin e partisë nuk e kryente vet PDK por liderët e saj si Thaçi dhe Veseli të cilët ishin gjithçka mbi partinë bile nuk dihej se cili ishte kryetar partie, ata vendosnin për gjithçka jo vetëm në parti por e kishin kap të tërë shtetin me togën e tij prej komandantësh të cilët u pasuruan aq shpejtë në milionerë dhe duke vjedhë, plaҫëkitë, uzurpuan çdo gjë pasurinë e qytetarëve, dyqane, banesa, toka etj., në emër të luftës dhe UÇK-së. Bash sikur të ishin mercenarë e jo luftëtarë të lirisë.

Përderisa një ditë nëntori të vitit të kaluar PDK i ndodhi fatkeqësia jo e papritur kur kësaj partie Haga ia rrëmbeu dy komandantët kryesorë të cilët u akuzuan për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

PDK mbeti në huti, kah të ia mbante, si të vepronte në këtë situatë jo të lakmueshme për të, por megjithatë duhet vepruar. Dihet se edhe PDK si çdo parti tjetër ishte jo unike përbrenda, edhe këtu vepronin grupe, klane dhe grupacione që frejtë i tyre i mbanin Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Por duhej zgjedhë ushtruesin e kësaj partie, fitoi klani i Kadri Veselit. Për befasinë më të madhe për u/d të PDK u zgjodhë Enver Hoxhaj.

Realisht Enver Hoxhaj nuk e meritonte të jetë u/d së kryetarit të PDK, sepse ky njeri i cili vraponte pas funksioneve nuk la ndonjë performancë të kënaqeshme në çdo fuksion që ishte. Pastaj, u lëshuan zërat se ishte kundër UÇK. Si është e mundur të bëhet kjo zgjidhje kur Enver Hoxhaj fillimisht e urrente UÇK-në duke thënë se nëse fiton UÇK ai do të kërkon azil politik të Millosheviqi në Serbi. Enver Hoxhaj nuk ka kaqik që me sukses ta kryej këtë detyrë, sepse nuk e ka autoritetin si brenda dhe jashtë partisë. PDK është deshtë që ta zgjedhë një figurë më të përshtatshme, më të autoritetshme dhe më pranuese për të gjithë.

Por ndodhi ajo së çka ndodhi doli me i fortë Klani i Kadri Veselit dhe fitoi Enver Hoxhaj!

Më marrjen e kësaj detyre Enver Hoxhaj është deshtë së pari të bëjë reforma, të bëjë demokratizimin e brendshëm të parties, të pastrohet nga klanet e ndryshme, të bëjë një parti ku nuk do të udhëheqshin edhe më tutje komandantë të korruptuar dhe SHIK-u të cilët nuk shiheshin me sy të mirë në opinion por për të gjitha këto vite ia qitën faqen e zezë PDK si brenda poashtu edhe jashtë.

Por, Enver Hoxhaj nuk veproi në këtë drejtim, pa bërë asgjë të re në freskimin dhe riorganizimin e PDK u hodh në fushatë parazgjedhore. Po nuk e di se si do të shpërlahet ai në këtë fushatë me votuesit, pa u treguar shkurt e troç votuesve se pse PDK erdhi në këtë dergjë që të humbë elektorat vazhdimisht. Nuk mund të hedhish në elektorat ndonjë program pa u pastruar PDK nga të gjitha hipotekat e së kaluarës se dhembshme që ia bëri këtij shteti deri në degradim total.

Por megjithatë Enver Hoxhaj ia nisë fushatës mbrapshtë që për të gjitha të bëmat e PDK për shumë vite po mundohet të lënë fajtor LVV dhe Albin Kurtin thuese Albini ishte fajtorë kujdesuar për dështimet e saj, bile shkon aq largë sa edhe natën del me pixhama me e zënë Albinin për më e futë në xhep.

Por Enver Hoxhaj e vazhdon fushatën pa sens, pa ndonjë program, por si për çudi ai paska thënë në një tubim elektoral se:

“Asnjë shtet nuk mund të jetë i suksesshëm pa sundim të ligjit. Sundimi i ligjit është kusht elementar për funksionimin e shtetit. Pa sundim të ligjit nuk ka as shtet, as demokraci, e saktë kjo që thotë Hoxhaj!

Por, tani shtrohet pyetja para se të shpalosë programe, elektoratit ai e ka për obligim të sqaroi se ku ishte Enver Hoxhaj për të gjitha këto vite që ai vetë dhe partia e tij nuk u morën më sundimin e ligjit por u morën kryesisht për anashkalimin e ligjeve, u morën me kapjen e të gjitha institucioneve që duhet të zbatonin ligjet, kur dihet se PDK ishte kujdestarja kryesore në pengimin e zbatimit të ligjeve dhe të çdo gjeje që atyre nuk u konvenonte për interesat e tyre. Nga PDK ishte nën sundim e prokurorias si dhe të gjitha gjykatat në të gjitha nivelet në Kosovë deri te Gjykata Kushtetuese. Sa për ilustrim mund të them lirisht se gati të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë bërë pasuri të madhe e cila të çdo njeri sillet gati deri në 1 milionë euro, e që si pasojë shteti po ballafaqohet me vendimet e tyre skandaloze, siç është ky i fundit i cili e bëri lëmsh jetën politike në Kosovë në prag të zgjedhjeve të parakohshme. Kështu ndodhë kur kjo gjykatë kushtetuese sjellë vendime antikushtetuese dhe në dëm të popullit duke e mbrojtur një kastë krminele të korruptuar e duke e anashkaluar vullnetin e votuesit, vullnetin e popullit.

Enver Hoxhaj gjatë kësaj fushate nuk ka se për çka merret me LVV dhe Albin Kurtin, ai duhet t’i sqaroi votuesit se pse PDKu soll kështu siç u soll për të gjitha këto vite të pasluftës duke e shkatërruar dhe poshtëruar shtetin, duhet të tregoi se pse PDK ua bënte amin dhe nuk reagonte fare kur liderët e tyre, sidomos Hashim Thaçi, tentoi ta ndajë, të bëjë kompromise me Serbinë, në shkëmbim territoresh por u bë palë në tentim-shkatërrimin e shtetit. Asnjë zyrtar i PDK nuk  reagoi kurrë hapas Thaçit për veprimet e tilla kundër shtetit, kundër sovranitetit, kundër lirisë i cili po të mos ndalej Kosova do të pësonte, kjo do të ndodhte sepse ishin bërë planet më makabre me armiqtë e Kosovës nga pansllavizmi ruso-serb sepse Hashim Thaçi botërishtë njihet si njeri I BIA-së serbe dhe i Shërbimit Sekret Francez.

Enver Hoxhaj gjatë kësaj fushate duhet të tregoi se si shefi i tyre mashtroi popullin se për liberalizimin e vizave duhet dhanë Çakorri(hiç me pak se 82 mijë hektarë)por që vizat nuk erdhën as sot e kësaj dite. Duhet të shpjegoi elektoratit se si ndodhi Asociacioni i komunave me shumicë Serbe (e cili do të ishte shtet brenda shtetit), si ndodhi përndjekja dhe kidnapimi i qytetarëve turq dhe deportimi i tyre me dhunë në Turqi që për autor kishte Hashim Thaçin, si ndodhi fabrikimi i “Syrit të popullit”nga vetë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Por, Enver Hoxhaj në fushatën parazgjedhore duhet t’i tregoi votuesit se si ndodhi grusht shteti me rrëzimin e qeverisë Kurti që për autor kishte Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Kadri Veselin me ndihmën e Richard Grenellit, që siç dihet shefi i tij Trump si proserb me 6 shtator tentoi të njëjtën gjë ta bëjë edhe në Amerikë duke tentuar grushtshtet apo kryengritje me zapimin e institiucioneve siç ishte Capitoll Hill në Uashington.

Të gjitha këto e shumë mëkate tjera që si përmenda në këtë shkrim të bëra nga ana e PDK si kapsja dhe zapimi i shtetit me të gjitha institucionet e saj Enver Hoxhaj duhet të ua sqaron votuesve, sepse pa sqarimin e këtyre mëkateve PDK nuk mund të këndellet, pra PDK nuk mund të ecë përpara me bagazhin e vjetër. Në rrugëtimin e mëtejmë PDK-ja definitivisht duhet të çlirohet nga barra e komandantëve dhe SHIK-istëve të korruptuar të cilët nuk duhet të jenë barrë e PDK edhe në të ardhmen sepse kanë hipoteka të së kaluarës dhe si të tillë edhe nëse gjendet në listat e votuesve votuesit nuk duhet t’i votojnë.

Ka kaluar koha kur PDK merrte vota në emër të UÇK!

PDK betejat elektorale nuk mund t’i fitojë më në emer të UÇK duke u thirr në vlerat e UÇK të cilat janë të pakontestueshme, sepse mu këta komandantë të korruptuar i nëpërkëmben vlerat e UÇK duke u thirrë në emër të saj sikur të ishin mercenarë e jo luftëtarë të lirisë. Koha e fitimit të votave duke u thirrë në UÇK ka kaluar.

PDK duhet të shikon përpara, të riorganizohet, të demokratizohet, t’i flakë nga radhët e veta të gjitha ata që e keqpërdorën luftën dhe UÇK sepse le të dihet se UÇK nuk është pronë e komandantëve por është e popullit i cili derdhi gjak për lirinë e Kosovës.

PDK duhet që të arrijë të votat e votuesve vetëm përmes programeve zhvillimore në të gjitha fushat e jetës, për një jetë më të mirë për qytetarët, për një punësim më të madhë, për një arsim dhe shëndetësi me dinjitoze të cilat ajo i anashkaloi për këto 20 vite. Siç, po shihet rimëkëmbja e PDK është e zorshme, për të arritë këtë PDK duhet të demokratizohet e jo edhe më tutje të shantazhohet në radhë të parë nga komandantët dhe SHIK-istët e vetë.

Tashti PDK është në panikë para zgjedhjeve nuk është e qetë por e kanë kapë ethet, të dridhurat e vdekjes, kah ajo ka filluar shtërngata e 14 shkurtit  sa që nuk mund askush ta shpëtoi. Aq shumë është në panikë, iu është prishë rehatia, gëzimi dhe hareja, janë prishë si bishat e egra, po gjuajnë më këmbë e duarë sikur po jep shpirtë dhe PDK me 14 shkurt do të alivanoset nga goditja e fortë e votuesve si bumerang për të gjitha të këqijat që ua ka bërë për këto 20 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat