Refuzoi rekomandimin e tij - analisti nga Amerika i dërgon të fala Isa Mustafës, ka disa fjalë për të

Aktuale

Refuzoi rekomandimin e tij - analisti nga Amerika i dërgon të fala Isa Mustafës, ka disa fjalë për të

Nga: A.Morina Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 22:19
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, është ankuar në lidhje me sulmet që po i bëhen partisë së tij.

Madje, Mustafa i ka quajtur ‘kanaçe politike’ ata që e kritikojnë LDK-në.

Ndaj kësaj deklarate të Mustafës ka reaguar analisti nga Amerika, Bleron Baraliu i cili ditë më parë publikisht i kishtë kërkuar Mustafës, dorëheqjen nga LDK-ja.

Baraliu përmes një postimi në Facebook i dërgoi të fala Mustafës.

“I dërgoni të fala që për të qenë 'pseudo-analist', së pari duhet deklaruar si 'analist', kurse unë jam veç komentator i vetdeklaruar”, u shpreh Baraliu, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Isa paska refuzuar rekomandimin tim dhe nuk po jepka doreheqje (para 14 shkurtit, sepse pas dihet).  Ky e ka sos me i mshu violines deri ne fund te Titanikut.

p.s. i dergoni te fala qe per te qene 'pseudo-analist', se pari duhet deklaruar si 'analist', kurse une jam vec komentator i vetdeklaruar  #breziiRi  #liriperLDK  #votondryshe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat