Ibrahimi: Nëse vendi shkon sërish në zgjedhje, VV rrezikon të bie më poshtë

Aktuale

Ibrahimi: Nëse vendi shkon sërish në zgjedhje, VV rrezikon të bie më poshtë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 23:07
Analisti politik, Ilir Ibrahimi

Instituti PIPOS ka prezantuar të dhënat e sondazhit përfundimtar për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku Lëvizja Vetëvendosje prinë me 40.95 për qind.

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se nëse nuk arrihet që të formohet qeveria dhe të zgjidhet çështja e presidentit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe nëse vendi shkon në zgjedhje, atëherë Lëvizja Vetëvendosje rrezikon të bie më poshtë.

Ai ka shtuar se votuesi kosovar nuk ka qejf t’i ketë dy-tri palë zgjedhje vetëm pse dikujt i teket.

“Nëse shikohet ky trend i javës së fundit, unë besoj se argumenti se do t’i kemi tre palë zgjedhje këtë vit – bie”.

“Nëse partitë politike e kanë zgjuar nga gjumi elektoratin e vet, kjo na tregon se VV e ka arritur pikun e vet dhe nuk do të rrezikojë që të provokojë zgjedhje tjera me moszgjidhjen e presidentit sepse ky trend do të vazhdojë edhe gjatë verës”.

“Duke pasur parasysh se Kurti është konservator në pozicionimin e tij; atëherë nuk besoj se do të rrezikonte që të shkojë në zgjedhje edhe një herë sepse ka rrezik që ky numër nuk do të mund të ruhet dhe ka rrezik që mund të shkojë edhe më poshtë”.

“Votuesi kosovar nuk ka qejf t’i ketë dy-tre palë zgjedhje sepse dikujt i teket”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat