Latifi: Kur njerëzit i kap dalldia nëpër fushata, partisë mund t’i kthehet bumerang

Aktuale

Latifi: Kur njerëzit i kap dalldia nëpër fushata, partisë mund t’i kthehet bumerang

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 23:40
Profesori Blerim Latifi

Profesori Blerim Latifi thotë se fushata elektorale e zgjedhjeve të 14 shkurtit ishte më e varfra.

Thotë se nëse VV s’do të kalojë 50 për qind, do të konsiderohet se janë humbës pasi do të duhej t’u ktheheshin koalicioneve dhe negociatave.

“Nëse ata nuk arrijnë këtë synim të cilin ia kanë vendos vetës ata definitivisht do të jenë një nga humbësit e këtyre zgjedhjeve”, tha Latifi.

“Shihet se në kampin e VV’së është një eufori e madhe për zgjedhjet e 14 shkurtit. Mirëpo zakonisht siç ndodh në situata të tilla euforike janë situata të tilla kur njerëzit i kapë dalldia dhe entuziazmi mund të shfaqen edhe elemente të cilat pastaj mund t’i kthehen bumerang partisë”, tha Latifi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat