“Albin Kurti financohet nga Irani e nga Serbia”, këto i thanë “komandantë milionerë” që janë alarmuar kundër Vetëvendosjes

Aktuale

“Albin Kurti financohet nga Irani e nga Serbia”, këto i thanë “komandantë milionerë” që janë alarmuar kundër Vetëvendosjes

Nga: H.O. Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 09:01
Albin Kurti

Njohësi i ҫështjeve politike, Xhevdet Pozhari përmes një postimi të tij në Facebook ka përmbledhur deklaratat e liderëve politikë dhe krerëve të shtetit, drejtuar liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Sipas tij, Hashim Thaҫi tha se ‘Kurti financohet nga Irani dhe takohet me njerëz të Putinit’, ndërsa Kadri Veseli se ‘Albin Kurtit sherrin ka me ia pa Kosova, ka me e kthy Serbinë’.

Ai ka përmbledhur poashtu edhe deklaratat e Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Sami Lushtakut e Behgjet Pacollit.

Sipas tij, shumica nga ta janë milionerë të pasuruar nga koha e pasluftës, përveҫ Pacollit, që ‘hajrin ia ka pa biznesit në Rusi dhe disa milionave me tenderin e Rilindjes’.

Postimi i plotë:

Hashim Thaçi: Albin Kurti financohet nga Irani dhe takohet me njerëz të Putinit

- Isa Mustafa: Albin Kurti është antiamerikan

- Kadri Veseli: Albin Kurtit sherrin ka me ia pa Kosova, ka me e kthy Serbinë

- Ramush Haradinaj: Albin Kurti është mashtrues

- Sami Lushtaku: Albin Kurti financohet nga Serbia

- Behgjet Pacolli: Albin Kurti me këlyshët e vet ka dashur të më arrestojë

Shumica prej tyre janë "komandantë milionerë" të pasuruar vrullshëm pas luftës. Pos Pacollit që hajrin ia ka pa biznesit në Rusi dhe disa milionave me tenderin e Rilindjes dhe procesin e privatizimit.

Prandaj janë alarmuar të gjjthë kundër 50%+!

P.s

Çdo ngjashmëri e këtyre akuzave me fjalorin e ndonjë analisti është e rastësishme! ?/Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat