Parashikimi i fundit: Ky subjekt do t’i fitojë zgjedhjet, “luftë” e ashpër mes LDK-së dhe PDK-së, lajm i mirë për Fatmir Limajn

Aktuale

Parashikimi i fundit: Ky subjekt do t’i fitojë zgjedhjet, “luftë” e ashpër mes LDK-së dhe PDK-së, lajm i mirë për Fatmir Limajn

Nga: N. H Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 09:27
Foto ilustrim “Bota sot”

Gazetari Basri Shala, ka dhënë një parashikim për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë të tjera për fushatë elektorale, Shala ka parashikuar edhe renditjen për këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas tij, e para do të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 35 për qind, pas saj, LDK dhe PDK me rezultat të njëjtë 20 për qind, kurse sipas tij AAK do t’i ketë 10 për qind, e NISMA do ta kalojë pragun.

Ja shkrimi i tij:

Image
Basri Shala

Sot du me thanë veç një fjalë;

Në zgjedhjet e para pasluftës, Ibrahim Rugova i ka fitu zgjedhjet bindshëm.

Njëra prej arsyeve të asaj fitoreje plebishitare, sipas meje, ka qenë jo politike, sepse atëherë s’ka pas plan as zhvillimor ekonomik e as politik, por shiptarçe, inati i atyre që nuk ua kishte mbajtë të bashkohen me UÇK-në dhe ndëshkimi i klasës së re politike me votë.

Fitore tjetër ka qenë e Hashim Thaçit, me rritjen disa herë të rrogave për shërbyesit civil.

Fitore tjetër, po aq e madhe ka qenë kur Albin Kurti e ka dyfishuar VV-në.

Tash, unë vazhdoj me nejtë me numrat e mi:

VV + Vjosa 35%

PDK 20%

LDK 20%

AAK 10%

NISMA 5%

Shihemi të dillen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat