“Faktet, fakte”, Hykmete Bajrami tregon sa milionë euro kanë ekzekutuar

Aktuale

“Faktet, fakte”, Hykmete Bajrami tregon sa milionë euro kanë ekzekutuar

Nga: N.SH Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:22
Hykmete Bajrami

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka treguar se janë ekzekutuar 20.9 milionë euro pagesë për mbi 17.000 fermerë të Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, faktet mbeten fatkte, kurse shteti, shtet. Bajrami shkruan se, pagesa e këtyre mjeteve është përmbushje e plotë e zotimit të tyre.

Postimi i plotë

Gjatë këtyre ditëve, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur me sukses ekzekutimin e pagesës prej 20.9 milionë euro për mbi 17,000 fermerë të Republikës së Kosovës. Pagesa e këtyre mjeteve - nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike – është përmbushje e plotë e zotimit tonë për dyfishimin e mbështetjes financiare për bujqësinë si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës. Gjatë muajit janar e deri në periudhën aktuale, nga PRE 2021, kemi mbështetur financiarisht të vetëpunësuarit, bizneset e grave, bujqësinë, shëndetësinë, policinë, kategoritë në asistencë sociale dhe pensionistët. Poashtu, kemi liruar nga pagesa e semestrit studentët e nivelit bachelor dhe master të institucioneve të larta arsimore publike, përfshirë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Kemi paguar mbi 1.5 milonë euro për Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive. Rreth 45 milionë euro të paguara; mbi 280,000 përfitues. Faktet, fakte! Shteti. Shtet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat