Pozhari për qeveritarët: Shumë rëndë gabuan, nisjani me numrin 1 nëse doni me ua humb edhe këtë argument!

Aktuale

Pozhari për qeveritarët: Shumë rëndë gabuan, nisjani me numrin 1 nëse doni me ua humb edhe këtë argument!

Nga: A.Zh Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 16:25
Albin Kurti

Njohësi i ҫështjeve politike Xhevdet Pozhari, ka thënë se hutia se a duhet të votohet ose jo Albin Kurti, është krijuar për shkak që t’i parandalohet atij thyerja e rekordit.

Ai ka këshilluar qytetarët që të votojnë Kurtin, duke thënë se pengesa për kandidimin, e ka forcuar edhe më shumë atë.

Ai u ka thënë qeveritarëve që të shijojnë edhe 24 orët e mbetura në pushtet, përcjell Bota sot.

Postimi i Pozharit në Facebook:

U munduan me ia mohu kandidimin. Veç e forcuan. Provuan ta ndalojnë diasporën, autobusët vërshuan. E fyejtën në fund edhe rininë... shumë rëndë gabuan!

Tik-tak... tik-tak. Shijoni edhe këto 24h të mbetura në pushtet nga dy dekada hajni të mbuluara me "patriotizëm" e "rugovizëm" ju që ideal të vetëm e kishit lekun.

Pse u krijua hutesa a mund të votohet apo jo Albini?

Veç që të parandalohet thyerja e rekordit!

Nisjani me nr 1.... nëse doni me ua humb edhe këtë argument!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat